Tërmet 6.3 ballë godet Zelandën e Re, lëshohet alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi pranë qytetit Te Anau në Ishullin Jugor të Zelandës së Re, duke bërë që autoritetet të lëshojnë një paralajmërim për cunami.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 40 kilometra në veri të Te Anau, një zonë që shërben si hyrje drejt rajonit turistik Fiordland, sipas Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Emergjencave të Zelandës së Re.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) dhe Qendra Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ) e vlerësuan tërmetin me magnitudë 5.9 dhe me thellësi mbi 50 kilometra, shkruan Reuters./express

Read Previous

Messi: Fitorja ndaj Anglisë, dhuratë për Maradonën

Read Next

“The Odyssey”, udhërrëfyesi para premierës