Shërbimet sekrete gjermane planifikojnë sistem “cloud” me teknologjinë e Google-s
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla”, në Gjakovë.
Rastin për TV Syri e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zyrtare për informim në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
Raporti i plotë i Policisë:
Rreth orës 18:00, në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
I dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Me udhëzim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë. /tvsyrivision/