Tanket amerikane arrijnë në maj në Gjermani, ushtarët ukrainas së shpejti fillojnë trajnimin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara në javët e ardhshëm do të fillojnë me trajnimin e forcave ukrainase sesi të përdorin dhe mirëmbajnë tanket Abrams.

Vendimi mërdhi pasi ministrat e Mbrojtjes nga Evropa dhe bota u takuan në bazën amerikane ajrore Ramstein në Gjermani, për të diskutuar për koordinimin e dërgimit të armëve dhe pajisjeve tjera në Ukrainë.

31 tanke Abrams do të arrijnë në bazën e Grafenwohr në Gjermani gjatë muajit të ardhshëm, me qëllim që ukrainasit të mund të fillojnë kursin 10-javorë për drejtimin dhe mirëmbajtjen e tankeve.

Kurset shtesë nga trajnimi dhe gjuajtjet do të mbahen në të një bazë apo në Hohenfels të Gjermanisë.

Pritet që Austin në një konferencë për media të tregojë që Abrams do të arrijnë në Gjermani në javët e ardhshme, raporton Associated Press.

Duke folur në bazën ajrore Rammstein, ku për herë të parë ftoi grupin në prill të vitit të kaluar, Austin thasë anëtarët e grupit kanë siguruar më shumë se 55 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Më shumë se një vit më vonë, Ukraina është akoma e fortë. Mbështetja jonë është e pakontestueshme dhe jam krenar me avancimin që së bashku e kemi arritur”, tha ai.

/Telegrafi/

Read Previous

Eurozona regjistron suficitin e parë tregtar në 17 muaj

Read Next

Kosova në agjendën e së hënës për anëtarësim në KiE