Kosova në agjendën e së hënës për anëtarësim në KiE

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është në agjendën e së hënës.

Këtë e ka konfirmuar Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar shpresën për zhvillime pozitive, transmeton KlanKosova.tv.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian”, ka shkruar Vuniqi.

Read Previous

Tanket amerikane arrijnë në maj në Gjermani, ushtarët ukrainas së shpejti fillojnë trajnimin

Read Next

Gabriel Jesus tregohet i sinqertë: Na mungon përvoja për titullin