Tahiri për projekt-buxhetin e vitit 2024: Qeveria e ka kthyer buxhetin në skema sociale

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se me projekt-buxhetin për vitin 2024 Qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë.

Sipas tij, buxhetin e kanë kthyer në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarve në institucione shtetërore, por “duke e çkepur paranë publike për qëllime elektorale”.

“Sot, në Kuvend do të diskutohet Buxheti 2024. Me një lexim të kujdesshëm shihet qartë se me këtë dokument qeveria ka goditur shtyllat vitale të ekonomisë, e ka kthyer buxhetin në skema sociale, jo për të përmirësuar jetën e pensionistëve e as të punësuarve në institucione shtetërore, por duke e çkepur paranë publike për qëllime elektorale. Shpejt ju vie fundi edhe juve, ju shkuan 3 vjet e kryhet edhe viti 2024. Turp!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës këtë të enjte do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet të shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024. Në këtë seancë e cila pritet të nis në orën 10:00, nuk ka pika të tjera të rendit të ditës. /Telegrafi/

Read Previous

​Izraeli kundërshton rezolutën për “pauza dhe korridore të zgjatura humanitare” në Gaza

Read Next

Ahmeti: Njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, zgjidhja e vetme që garanton paqe në rajon