Szunyog: Çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me opinionin e Komisionit të Venecias

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar sot me Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit të Përkohshëm për Vettingun në Sistemin Gjyqësor.

Szunyog përsëriti qëndrimin e fortë të Bashkimit Evropian se çdo reformë në drejtësi duhet të bëhet në përputhje të plotë me Opinionin e Komisionit të Venecias dhe standardet evropiane.

“Bashkimi Evropian, do të vazhdojë angazhimin me institucionet e Kosovës për çështjet e reformës në drejtësi”, tha ambasadori Tomas Szunyog.

sz

/GazetaSinjali/

Read Previous

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Read Next

Microsoft konfirmon se po investon miliarda në krijuesin e ChatGPT