Sveçla: Do të rritet mbështetja e Qeverisë ndaj Policisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, në fjalinë e tij në konferencën për media për fundvit të Policisë së Kosovës ka potencuar se për Qeverinë e Kosovës lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo ilegalitetit që cenon sigurinë dhe qytetarinë do të vazhdojë të jetë prioritet.

Në këtë kuptim, Sveçla, ka potencuar se Qeveria e Kosovës ka dhënë mbështetje të pa rezervë Policisë së Kosovës.

“Kjo mbështetje do të vijojë dhe do të rritet më tutje”, tha ai.

Duke folur për bilancin e vitit 2023 në raport me sigurinë në vend, Sveçla tha se viti që lihet pas është karakterizuar me sulme të njëpasnjëshme të strukturave të Serbisë ndaj zyrtarëve policorë dhe me sulme kundër rendit kushtetues dhe së fundmi sulmit terrorist.

“Kemi dëshmuar se asnjë sulm nuk na zmbraps dhe se lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit e sidomos terrorizmit nuk ka alternativë”.

Asnjë fitore dhe asnjë sukses, sipas Sveçlës, nuk vlen në qoftë se nuk është arritur mbi parimet dhe vlerat e demokracisë.

“Lufta ndaj së keqes duhet të jetë norma e pashkelur e shoqërisë sonë”.

Për Qeverinë e Kosovës Lufta ndaj krimit të organizuar korrupsionit dhe çdo ilegalitetit që cenon sigurinë tonë do të vazhdojë të jetë prioritet.

Në këtë kuptim kemi dhënë mbështetjen pa rezervë ndaj Policisë së Kosovës dhe kjo mbështetje do të vijojë dhe do të rritet më tutje. /Albanianpost.com

Read Previous

Nagavci: Në 2024 synojnë që t’i kemi tekstet shkollore të përmirësuara

Read Next

​Më 15 janar, një çerekshekulli nga gjenocidi serb, kërkohet shënim sa më dinjitoz i kësaj date