Sveçla: Aksioni policor nuk është i drejtuar kundër qytetarëve apo lokacioneve të caktuara

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se aksioni i sotëm është në vazhdën e luftës kundër krimit të organizuar dhe nuk është kundër qytetarëve e as institucioneve të caktuara.

Ministri bëri të ditur se gjatë aksionit janë lënduar tetë polic, ndërkaq u uroi shërim të shpejt e kthim sa më parë në detyrë.

“Tetë zyrtarë policor janë të lënduar në këtë aksion”, tha Sveçla në konferencën për medie.

Sveçla theksoi se ky aksion ka qenë i suksesshëm, ndërkaq theksoi se nuk do të lejojnë që askush prish rendin e qetësinë në territorin e vendit tonë.

“Aksion i sotëm rezultoi suksesshëm me konfiskimin e mallrave dhe arrestimin e personave të përfshirë në kontrabandim të tyre. Ky aksion është në vazhdën e  angazhimit ne luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në asnjë mënyrë nuk është i drejtuar kundër qytetarëve dhe lokacioneve të caktuara”, tha Sveçla.

Ai u shpreh se të gjithë personat pavarësisht përkatësisë etnike, politike ose religjioze që janë pjesë e bandave kriminale do të përballen me forcën e ligjit.

/Telegrafi/

Read Previous

KFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit

Read Next

Kolaj: Do të punojmë që të zhvillohet më tej shtegu Devë-Shkugëz- KRONIKË ZGJEDHORE