Superkompjuteri me parashikim të çmendur për Bundesligën gjermane

Superkompjuteri ka bërë një tjetër parashikim të madh në Bundesliga, ku sërish Bayern Munichu do ta fitojë titullin kampion.

“Bavarezzët” që kanë një skuadër të fuqishme vlerësohen me plot 75.03 për qind gjase për ta mbrojtur epitetin e kampionit të Gjermanisë.

Borussia Dortmund sërish vlerësohet vetëm si nënkampion, me 9.11 për qind shanse për titull. Ndërsa, fatkeqësisht Hoffenheimi i tre shqiptarëve sërish nuk do të arrijë të hyjë në Ligën e Kampionëve.

Gjithnjë në bazë të këtij raportimi, Leverkuseni dhe Stuttgarti pritet ta përmbyllin top katërshen, atë para Leipzigut.

Ndërkohë, Koln dhe Schalke 04 parashikohen të bien në Bundesliga 2. /Telegrafi/

Read Previous

Gjashtë ushqime që duhet të konsumoni më pak pas moshës 50 vjeç!

Read Next

Ish-kryeministri izraelit: Përshkallëzimi i tensioneve me Turqinë është budallallëk