Stoltenberg bën thirrje për ulje të tensioneve, palët të kthehen në dialog

NATO u bëri thirrje të hënën të gjitha palëve në Kosovë që të ndalojnë çdo hap të mëtejshëm përshkallëzues dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

“Forcat tona, KFOR-i, do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt”, u shpreh Stoltenberg.

Më herët, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht.

/KlanKosova/

Read Previous

BE: Presim që Kurti dhe Vuçiqi të vijnë në Bruksel pa kushte

Read Next

Haxhiu: 20 mijë dhunime seksuale gjatë luftës, nuk falen e as nuk harrohen – Serbia të dorëzoj kriminelët