Stabilizohet funksionimi i elektrofiltrave në “Kosova A” pas problemit teknik

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është tejkaluar me sukses ndërprerja e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave në Termocentralin Kosova A.

Sipas KEK-ut, problemi ishte shkaktuar nga një ndërprerje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit, por falë ndërhyrjes së shpejtë të stafit teknik, situata është stabilizuar plotësisht.

Gjatë kësaj periudhe janë zbatuar masa operative dhe parandaluese për të mbrojtur asetet dhe për të menaxhuar situatën në përputhje me standardet teknike dhe mjedisore.

KEK ka falënderuar stafin për reagimin profesional, duke theksuar përkushtimin për operim të sigurt dhe të qëndrueshëm.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Deri në 20 mijë euro gjobë për ata që ndihmojnë në kopjim gjatë maturës shtetërore

Read Next

Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në zgjedhje