Specialja shpall fajtor Hysni Gucatin , dënohet me 4 vite e gjysmë burgim

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është shpallur fajtor nga Gjykata Speciale.

Gucati është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, si dhe me 100 euro gjobë.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara, Trupi Gjykues, ju shpall ju fajtor për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit të rëndë, pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacionit të fshehtë, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”, u tha në aktgjykim./Sinjali/

Read Previous

Lënia anash e fëmijëve nga komuniteti, rom, ashkali dhe egjiptian, drejtori i Arsimit në Pejë: Nxënësit nuk ishin të asaj klase

Read Next

Specialja shpall fajtor edhe Nasim Haradinajn, dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim