Specialja shpall fajtor edhe Nasim Haradinajn, dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykim dënues për Nasim Haradinajn.

Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në burg.

“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluara, Trupi Gjykues, ju shpall ju fajotr për pengim të personave zyrtar nëpërmjet kërcënimit të rëndë, pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të informacionit të fshehtë, shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të të dhënave personale të dëshmitarëve të mbrojtur”, u tha në aktgjykim.

Haradinaj është shpallur i pafajshëm për pikën 4, atë të hakmarrjes.

Me 4 vjet e gjysmë burgim është dënuar edhe ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020.

Paraqitjet e para të Haradinajt dhe Gucatit si të dyshuar u mbajtën para Gjykatësit të Vetëm, Nikola Giju, përkatësisht më 29 shtator dhe 1 tetor 2020./Reporteri/

Read Previous

Specialja shpall fajtor Hysni Gucatin , dënohet me 4 vite e gjysmë burgim

Read Next

Moti për 7 ditë në Gjakovë