Spalletti zbulon tri rregullat që e bënë Napolin kampion në Serie A

Luciano Spalletti përshkroi “tre rregullat e tij për të qenë kampion” pasi Napoli fitoi Scudetton, i cili gjithashtu ishte titulli i parë i Serie A në karrierën e tij si trajner.

Napoli bëri mjaftueshëm me barazimin 1-1 ndaj Udineses mbrëmjen e së enjtes për t’u siguruar që nuk mund të kapeshin në krye të tabelës me pesë ndeshje të mbetura.

Me një postim në faqen e tij private në Instagram, Spalletti ka dhënë përshkrimin e tij të sekretit për suksesin e tyre.

“Tri rregulla për të qenë Kampion: Qytet i pasionuar… Lojtarë fantastikë… Dhe fate të forta! Faleminderit djelmosha, faleminderit Napoli!”, ka shkruar Spalletti.

View this post on Instagram

A post shared by Luciano Spalletti (@lucianospalletti)

Kjo ishte Scudetto e tretë për Napolin, apo e para pas epokës së Diego Armando Maradona në vitet 1987 dhe 1990.

Sa i përket Spallettit, ai bëhet trajneri më i vjetër që ka fituar titullin e tij të parë në Serie A në moshën 64 vjeç e 58 ditë.

Ai mundi rekordin e mëparshëm të vendosur nga Maurizio Sarri në Juventus në 2019/20, kur ishte 61 vjeç e 203 ditë.

Teknikisht nuk është titulli i parë i ligës në karrierën e Spallettit, pasi ai kishte fituar edhe dy trofe në Superligën Ruse me Zenit St Petersburg në sezonet 2009/10 dhe 2011/12. /Telegrafi/

Read Previous

Inteligjenca amerikane: Putini ka ulur në mënyrë drastike ambiciet në Ukrainë

Read Next

Samsung përfundon mbështetjen e përditësimit të softuerit për Galaxy A10, A20, A40