Sot pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

Sot në Kosovë do të mbahet pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë Në ditën e dytë të këtij testi, 23 mijë e 632 nxënës do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.

Në këtë pjesë, nxënësit do t’i nënshtrohen testit në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Në mbajtjen e pjesës së parë të Testit të Arritshmërisë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se testi mbahet në në 176 qendra të testimit./Sinjali/

Read Previous

Moti sot

Read Next

Komisioni Evropian numëron investimet që i ka bërë në Kosovë përgjatë viteve