Sot përurohet rruga ndërkufitare Kosovë-Shqipëri

Në orën 10:00, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sot do të mbajë ceremoninë e përurimit të rrugës ndërkufitare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në segmentin Gorozhup (Has të Prizrenit)-Pogaj (projekt pjesë e marrëveshjes Kosovë-Shqipëri).

Ceremonia do të zhvillohet te Zalli i Bardhë, në Gorozhup.

I pranishëm do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor synon të përmirësojë lidhjet rajonale dhe të nxisë zhvillimin ekonomik dhe social në të dyja anët e kufirit. /Reporteri.net/.

Read Previous

“Bild” sjell detaje: Dronët rrethuan aeroportin e Munihut për tre orë

Read Next

Më 5 nëntor shqyrtohet padia e OEK ndaj ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë elektrike