Sot nis ceremonia e “Defender Europe 2023”, ushtrimi më i madh ushtarak ndërkombëtar

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, nga sot deri më 2 qershor.

Ceremonia zyrtare do të nisë në orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

Ky ushtrim udhëhiqet nga ushtria amerikane dhe synim ka rritjen e bashkëpunimit në mes të partnerëve si dhe gatishmërinë operacionale të NATO-s dhe partnerëve për të reaguar në rast kërcënimi ndaj Evropës./Reporteri.net/

Read Previous

Autoriteti i Konkurrencës po monitoron 20 artikuj ushqimor për rritje të çmimeve, për vajin procedurë e veçantë

Read Next

24 vjet nga masakra në Stagovë të Kaçanikut