Sot mbahet seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Kjo seancë, që është e para në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pas pushimeve, pritet të nisë në orën 13:30.

Në uebfaqen e Speciales është publikuar edhe kalendari i seancave për javët e ardhshme të muajit shtator.

Nga 13 deri më 16 shtator, me fillim në orën 9:30, do të mbahen seancat me deklaratat përmbyllëse të prokurorit në çështjen kundër Salih Mustafës.

/klankosova.tv/

Read Previous

Agjenda e vizitës së Presidentit të Italisë në Tiranë

Read Next

Zbritet çmimi i naftës dhe gazit në Kosovë, mbetet i pandryshuar ai i benzinës