Snap, paraqet syze të reja me realitet të integruar (AR)

Syzet e fundit përfshijnë karakteristikat e realitetit të shtuar (AR) dhe kanë aftësinë për të “shfaqur realisht objekte digjitale në botën fizike”, tha drejtori ekzekutiv, Evan Spiegel në një prezantim në takimin vjetor të kompanisë.

Syzet janë të pajisura me dy kamera, katër mikrofona, dy altoparlantë stereo dhe kontrollet në anën e pajisjes.

Ekranet lejojnë që përdoruesi të shohë dhe të komunikojë me elementet AR.

Syzet gjithashtu lidhen drejtpërdrejt me filtrat AR të Snapchat dhe platformën e saj Lens Studio.

“Syzet kuptojnë se çfarë është në fushën e tyre të vizionit dhe sugjeron filtra përkatës bazuar në ato që ju rrethojnë”, tha Spiegel, duke shtuar se “atëherë mund të kapni skenën dhe t’ua dërgoni miqve për të ndarë të gjithë fotografinë”, transmeton Telegrafi.

Ashtu si Spectacles 3, kompania duket se vendos syzet si një mjet për krijuesit, jo si përdoruesit e përditshëm të Snapchat.

Spiegel tha se kompania tashmë ka testuar syzet me një grup krijuesish dhe artistësh.

Por ndryshe nga versionet e tjera të Spectacl, syzet e reja nuk janë në shitje – të paktën jo akoma./Telegrafi

Read Previous

2.4 milionë dollarë për një vend në anijen e Bezos

Read Next

Përurohen dy kabinete në shkollën ekonomike “Kadri Kusari”