Skuadrilja e helikopterëve të marinës amerikane përfundon stërvitjen e rrallë në Shqipëri

Skuadrilja luftarake detare (HSC) 5 e helikopterëve të marinës amerikane, i caktuar për aeroplanmbajtësen George H.W. Bush, ka kryer një trajnim të rrallë në brendësi të territorit të Shqipërisë.

Eksperienca e rrallë e stërvitjes në bazën ushtarake të Bizës të Shqipërisë, i dha skuadronit të helikopterëve mundësinë për të kryer fluturime malore, fluturime taktike të nivelit të ulët, ulje jashtë aeroportit dhe stërvitje të koordinuara me shumë njësi, sipas shërbimit, raporton agjencia e lajmeve NavyTimes.

“Baza e Bizës është e përshtatshme në mënyrë ideale për stërvitje në tokë dhe hapësira ajrore miqësore për përdoruesit dhe lejon integrim të fuqishëm të krahut ajror,” tha Erik Gustafson, oficer komandues i skuadrionit, në një njoftim për lajmet e Marinës.

“Afërsia e maleve dhe zona e gjerë e hapur e trajnimit lejon ekipin tonë të praktikojë kompetenca të shumta në një vizitë të vetme.”

Skuadrilja e helikopterëve u bashkua gjithashtu me njësi nga Shqipëria për të kryer stërvitje në mjedise të panjohura, me qëllim nxitjen e ndërveprimit midis aleatëve të NATO-s.

“Gjeografia e Bizës paraqet sfida unike të krijuara për të forcuar dhe përmirësuar aftësitë e trajnimit të njësive brenda saj, dhe ne jemi të lumtur të punojmë me Shqipërinë për të ushtruar aftësitë taktike ajrore,” Steve Berres, një pilot i skuadrionit, tha.

“Mundësitë për të trajnuar dhe zgjeruar aftësitë tona janë çelësi për suksesin e njësive tona individuale dhe integrimin tonë brenda NATO-s”, shtoi ai.

Lajmi është bërë me dije edhe nga ambasada e SHBA përmes një postimi në Twitter, ku theksohet se stërvitja ushtarake është zhvilluar në fshatin Bizë, duke i dhënë mundësi skuadriljes së helikopterëve amerikanë të “kryerjë fluturime malore, fluturime taktike të nivelit të ulët, ulje jashtë aeroportit dhe stërvitje të koordinuara me shumë njësi”.

“Bashkëpunimi ndërmjet ushtrisë amerikane dhe Shqipërisë lejoi njësitë nga të dy vendet të stërviteshin dhe të ndërtonin aftësi së bashku si aleatë të NATO. Mezi presim më shumë stërvitje të përbashkëta stërvitore ushtarake gjatë #DefenderEurope2023”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA. /Telegrafi/

Read Previous

SHBA-ja përfshihet nga stuhi vdekjeprurëse dimri

Read Next

Apple dhe Google përballen me presion për ta fshirë TikTok-un nga dyqanet