Sindikata e Doganës: Dje në veri u rrezikua jeta e oficerëve doganorë

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj situatës së krijuar dje në veri të Mitrovicës, duke thënë se është rrezikuar jeta e oficerëve doganor dhe policorë të cilët ishin duke kryer punën e tyre sipas mandatit që kanë.

“Ndaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njëherësh apelon tek qytetaret e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahët në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”.

“SPDK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe njëheri i uron shërim të shpejtë të gjithë te lënduarve në ndodhinë e djeshme”, thuhet në njoftim.

/KlanKosova/

Read Previous

Zëri i paharruar i Rudolf Stambollës (VIDEO)

Read Next

Kriza e klimës rrezikon pasuritë natyrore