Sindikata e Administratës e shqetësuar për mosprocedimin e pagave për të punësuarit në arsim

Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës (SPAK), është shprehur e shqetësuar për mosprocedimin e pagave të muajit shtator për punëtorët e arsimit të cilët kanë qenë në grevë.

SPAK-u ka thënë se ketë veprim të Qeverisë e konsiderojnë të rrezikshëm dhe tendencë për frikësim, shantazh e diskriminim të drejtpërdrejt në raport me të punësuarit tjerë.

“Ndalja e pagës është shkelje ligjore tanimë e thëne nga të gjithë, por s’mjafton kjo e fatkeqësisht shkelëse e ligjit bëhet vetë Qeveria, e cila në rrethana normale do duhej të jetë zbatuese e drejt dhe transparente e ligjeve”, thuhet në reagimin e tyre.

“Por, siç shihet kjo Qeveri ka për mision shkatërrimin sindikatave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me demokracinë dhe të menduarit ndryshe. Kjo tendencë është e rrezikshme dhe duhet distancuar nga kjo formë e të menduarit dhe vepruarit nga kjo Qeveri”.

Sindikatë e Administratës tutje ka kërkuar nga ekzekutivi që sa më parë t’i procedojë pagat e punëtorëve të sektorit të arsimit dhe njëkohësisht ka kërkuar që urgjentisht të ulet me sindikatat dhe t’i diskutojë kërkesat të cilat janë “po aq të drejta, por edhe ligjore”.

“Sindikata e Pavarur e Administratës të Kosovës, qëndron fuqishëm përkrah SBAShK-ut dhe i siguron që ashtu siç ishim bashkë përgjatë rrugëtimit tonë 35 ditor, prapë do të jemi deri në realizimin e kërkesave tona të drejta e legjitime”, thuhet tutje në komunikatën për media. /Telegrafi/

Read Previous

“Shtegu i Spinaricës”, eksperiencë fantastike mes natyrës dhe trashëgimisë kulturore

Read Next

​Si kursejnë dyqanet gjermane? Dyer të mbyllura, reklama të shuara, ngrohje të reduktuar