Shtëpia e Kadaresë, një muze që po josh turistët në Gjirokastër

Pas sezonit veror, ku turizmi pati një ringjallje të vërtetë në Gjirokastër, qyteti i kalldrëmeve vijon të tërheqë vizitorë edhe përgjatë stinës së vjeshtës. Përveç pikave dhe objekteve që tashmë dihen, prej disa ditësh Gjirokastra ofron një tjetër destinacion, që ka treguar se po tërheq vizitorët vendas dhe të huaj.

Ajo është shtëpia e shkrimtarit me famë botërore Ismail Kadare, që tashmë është kthyer në një muze. Të apasionuarit pas shkrimtarit, por jo vetëm ato, mund të njihen në këtë shtëpi muze me gjithë jetën dhe hapat e para të shkrimtarit në fushën e letërsisë.

Në dhomën e miqve ndodhet dritarja, ku Kadare ka hedhur rreshtat e parë në letër, që do ishin pikënisja e rrugës së tij si shkrimtar.

Kush ka lexuar “Kronikë në gur” të Kadaresë, do të gjejë në këtë shtëpi, copëza reale të përshkruara në roman.

Një tjetër element që tërheq vëmendjen e vizitorëve është edhe një helmetë lufte e Kadaresë.

Përveç ciceronit, vizitorët mund të përdorin edhe audioguidat që ofrohen në këtë shtëpi muze. Ndërsa të huajt që ende nuk kanë lexuar ndonjë vepër të Kadaresë, pasi vizitojnë muzeun shprehen kuriozë për ta njohur penën e shkrimtarit shqiptar me famë botërore./Alsat.mk/

Read Previous

Kurti në ShSKUK flet për djegien e veturës së drejtorit Vitija: Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg

Read Next

​Zelensky: Të paktën 12 të vdekur pas sulmit me raketa në Zaporizhzhya