ShSKUK: 121 pacientë po trajtohen nga COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në raportin e tij ka bërë të ditur që 121 pacientë janë duke marr tretman mjekësor nga  COVID-19. E prej këtyre pacientëve 67 sipas ShSKUK-së janë në oksigjeno-terapi dhe 7 të tjerë,  në mjekim intensiv.

Po ashtu sipas ShSKUK-së, Klinika Infektive ka 24 pacientë, në Klinikën e Mjekësisë Sportive janë duke u trajtuar 8 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë, 32 pacientë post-COVID-19, dhe në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.

Kurse edhe 54 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e tjera rajonale të përgjithshme të Kosovës.

/Telegrafi/

Read Previous

Dita Botërore e Vajzave, Osmani takon vajzat e klubit futbollistik “Prishtina”

Read Next

Kosova me çmimin më të ulët të energjisë elektrike në Ballkan