Shqipëria mirëpret 11% më shumë turistë në mars 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se sektori i turizmit në Shqipëri po vijon të shënojë rritje të qëndrueshme, duke konfirmuar interesin gjithnjë e më të madh të vizitorëve të huaj.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë muajit mars 2026, vendi mirëpriti 609 mijë e 363 turistë të huaj, ose 59 mijë e 598 më shumë krahasuar me marsin e vitit 2025, duke regjistruar një rritje prej rreth 11%.

Ministri Gonxhja theksoi se, në një kohë sfidash globale për industrinë e turizmit, Shqipëria po spikat si një destinacion i sigurt dhe gjithnjë e më tërheqës për turizmin gjithëvjetor.

“Nga peizazhet natyrore te trashëgimia kulturore, mikpritja, kulinaria dhe aktivitetet artistike, oferta turistike shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregjeve ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Ministri  shtoi se rritja e vizitorëve është një tregues i qartë i forcimit të imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik dhe një sinjal pozitiv për ekonominë e vendit.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit synon të intensifikojë politikat e promovimit, investimet në infrastrukturë dhe shërbime cilësore për vizitorët, me qëllim të konsolidimit të pozicionit të Shqipërisë në hartën turistike globale dhe zhvillimin e turizmit gjithëvjetor. /Albanianpost.com

Read Previous

“Kriza aktuale e naftës dhe gazit është më e keqe se vitet 1973, 1979, 2002 së bashku”

Read Next

OpenAI bën thirrje për reforma mes rritjes së shpejtë të Inteligjencës Artificiale