Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në rajon gjatë vitit 2021

Shqipëria ka numrin më të lartë në rajon të azilkërkuesve gjatë vitit 2021 për në vendet e Bashkimit Europan.

Në përgjigjen e “Eurostat” theksohet se 8,845 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë.

Shifrat rriten kur shtohen edhe ata që kanë aplikuar më herët dhe janë në pritje të një përgjigjeje, por edhe për minorenët e pashoqëruar.

Gjatë vitit 2021, së bashku me aplikimet në pritje janë plot 13,210 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Evropë.

Pas Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut për azilkërkuesit, por me një diferencë të konsiderueshme.

Nga Maqedonia aplikuan 3,020 persona. Ndërsa, vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve në rajon është Mali i Zi, me 250 azilkërkues.

Vendi ku Shqiptarët kanë kërkuar më shumë azil është Franca, ndërsa vendi me azilkërkuesit më të shumtë minorenë është Belgjika, ku aplikuan 20 minorenë.

Në total, 55 minorenë kanë aplikuar për azil në BE nga Shqipëria, dhe 25 nga Kosova.

/Euronews/

Read Previous

​Hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO, Peci: Neutraliteti po dëshmohet i paaftë përballë shteteve matrapaze si Rusia

Read Next

Minxhozi: Përkrahim çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, dialogu të fillojë sa më parë