​Hyrja e Finlandës dhe Suedisë në NATO, Peci: Neutraliteti po dëshmohet i paaftë përballë shteteve matrapaze si Rusia

(FOTO: KosovaPress)

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas vendimit të Finlandës dhe Suedisë për të hyrë në NATO.

Ai ka thënë se kjo nënkupton përfundim të konceptit të neutralitetit të shteteve në Evropë.

“Neutraliteti po dëshmohet të jetë i pamjaftueshëm për mbrojtjen e shteteve edhe në shekullin e XXI, kur ballafaqohen me rreziqe nga shtetet matrapazë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka kujtuar se Rusia e fitoi daljen ne Detin Baltik në kohët e Pjetrit te Madh, derisa ka shtuar se tani ky det, po shndërrohet në një liqen te NATO-s, për shkak të vet Rusisë, e cila jeton me mentalitetin e shekullit XIX.

Sipas tij, lufta në aspektin ushtarak është duke u zhvilluar ne Detin e Zi, e cila siç thotë Peci, sot është shndërruar në perden e re të hekurt, pas 33 viteve te rënies së saj.

“Liria dhe demokracia janë fuqi të cilat nuk do të mposhten, dhe këtë e ka vërtetuar historia. Vetëm vonim se shpëtim nuk ka”, ka thënë ai. /KosovaPress/

Read Previous

Ministri Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Turqi

Read Next

Shqipëria me numrin më të lartë të azilkërkuesve në rajon gjatë vitit 2021