Shpejtësia marramendëse e Viniciusit– braziliani arriti në 35.1 km/h

Vinicius Junior është duke treguar formë të lartë nga ndeshja në ndeshje te Real Madridi.

Sulmuesi brazilian ka fituar besimin e Zinedine Zidanes dhe deri më tani ai është duke e shpaguar atë.

Në fundjavën që shkoi Los Blancos ishin mysafirët të Celta Vigos, derisa ia dolën të fitonin 3-1.

Edhe pse nuk ishte në listën e realizatorëve, Vinicius tregoi përgjatë ndeshjes se është duke u shndërruar në një lojtar vendimtar për madrilenët.

Braziliani për një moment arriti që gjatë përballjes të shkonte në shpejtësinë 35.1 km/h.

Ka pak lojtarë në botë që posedojnë shpejtësinë dhe në futbollin modern përveç talentit, një lojtar duhet të posedojë edhe shpejtësinë për të realizuar kundërsulme vrastare ndaj kundërshtarit. /Telegrafi/

Read Previous

Diplomati britanik, Michael Davenport emërohet shef i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë

Read Next

​120 deputetët e zgjedhur vlerësohen të vlefshëm