Shkencëtarët japonezë, synojnë të krijojnë energji elektrike nga bora

Disa shkencëtarë japonezë janë duke testuar disa mundësi për gjenerimin e energjisë elektrike nga bora, me synimin për të siguruar një burim të rinovueshëm të energjisë.

Në qytetin e Aomor bie shumë borë çdo vit, dhe duke pasur parasysh këtë, shkencëtarët filluan testet në pishinën e një shkolle fillore të braktisur, për të shqyrtuar mundësinë e gjenerimit të energjisë nga ndryshimi i temperaturës midis borës dhe ajrit përreth.

Forte Co. dhe Universiteti i Telekomunikacionit i Tokios duan të furnizojnë një turbinë me energji që do të gjenerohet nga një lëng që fillimisht do të ftohet nga bora e ruajtur dhe më pas do të avullohet falë nxehtësisë së ajrit përreth. Në Aomori, vëllime të mëdha dëbore hidhen në det pasi mblidhen nga borëpastruesit dhe kamionët.

Në vitin e kaluar sipas një bilanci që përfundoi në mars 2022, kostot e heqjes së borës ishin rritur në një rekord prej 5.9 miliardë jen (41.9 milionë euro). “Dëbora është trajtuar si një shqetësim, por ne mund ta përdorim atë,” tha një zyrtar i qytetit. Më 16 dhjetor, punëtorët e Forte vendosën materiale izoluese brenda pishinës.

Hulumtime të mëtejshme do të kryhen për ruajtjen e borës, si dhe sasinë e energjisë elektrike që mund të prodhohet. Sipas Forte, sfidat më të mëdha janë gjetja ose krijimi i një infrastrukture në shkallë të gjerë për të ruajtur borën, si dhe sigurimi i ajrit të nxehtë gjatë dimrit.

Për të arritur temperaturën e nevojshme, kompania do të konsiderojë shfrytëzimin e burimeve të nxehta.

“Ky është një Burim i Rinovueshëm i Energjisë që është unik në një zonë me shumë dëborë. Ky projekt do të çojë gjithashtu në krijimin e një industrie të re”, tha Jun Kasai, kreu i Forte. /abcnews.al

Read Previous

Botuesit kërkojnë mbështetje për letrat shqip në tregun evropian dhe botëror

Read Next

17 vjet nga vdekja e ish-presidentit Ibrahim Rugova