Shkarkimi i Paolo Maldinit zemëron yjet e Milanit

Një numër lojtarësh të Milan-it kanë mbetur të pakënaqur me vendimin për të shkarkuar drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara, sipas raportimeve në Itali.

Ikona e Milan-it, Maldini, i cili kishte kaluar katër vjet si drejtor teknik i tyre, u shkarkua të hënën së bashku me drejtorin e futbollit Massara pas një takimi të tensionuar me pronarin Gerry Cardinale.

Dyshja u takua me Cardinale për të diskutuar planet për sezonin e ardhshëm pas përfundimit të sezonit të tyre në Serie A të dielën, megjithatë takimi nuk shkoi mirë, me të dyja palët të paaftë për të rënë dakord se si ta çojnë klubin përpara gjatë diskutimeve të tensionuara.

Si rezultat, Maldini dhe Massara tani janë liruar nga detyrat e tyre, sipas “Calciomercato”.

Dhe vendimi për tu ndarë me ta mësohet se ka ngjallur shqetësime në dhomën e zhveshjes.

“La Repubblica” raporton se portieri Mike Maignan dhe mbrojtësi Theo Hernandez janë në mesin e lojtarëve të Milan-it të zhgënjyer nga largimet e Maldini-t dhe Massara dhe tani po peshojnë nëse do të largohen këtë verë.

Maignan, i cili i ka kaluar dy vitet e fundit në “San Siro” pasi mbërriti nga Lille, është lidhur me një transferim te Chelsea në muajt e fundit, ndërsa Blutë shtojnë kërkimin e tyre për një portier për të zëvendësuar numrin “1” aktual Kepa Arrizabalaga. 27-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2026, edhe pse e ardhmja e tij me Milan-in tashmë është në dyshim.

Sa i përket Hernandez, mbrojtësi i majtë francez ka kaluar katër vjet me Milan-in pasi mbërriti nga Real Madrid në 2019, duke bërë 167 paraqitje për klubin ndërsa fitoi titullin e Serie A në sezonin 2021-22.

Ai gjithashtu ka edhe tre vite të tjera në kontratën e tij, por shkarkimi i Maldini-t dhe Massara thuhet gjithashtu se e ka lënë atë të mendojë për të ardhmen e tij.

Sipas gazetarit italian, Daniele Longo, mesfushori Sandro Tonali është një tjetër lojtar i Milan-it që nuk e ka marrë mirë largimin e Maldini-t duke qenë se ai e ka pas idhull gjithmonë mbrojtësin legjendar dhe kishte postera të tij kur ishte fëmijë.

Në 24 orë dramatike për Milan-in, sulmuesi veteran Zlatan Ibrahimovic gjithashtu njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli të dielën.

Besohet se Cardinale nuk i dha lamtumirën Ibrahimovic-it pavarësisht shërbimit të tij për klubin në dy periudha të veçanta, me pronarin që shmangu një vizitë në kompleksin e tyre stërvitor Milanello të hënën.

Milan-i ishte në gjendje të bindte sulmuesin Rafael Leao që të nënshkruante një kontratë të re afatgjatë javën e kaluar, por ylli portugez tashmë mund të ketë një rimendim për të ardhmen e tij pas shkarkimeve të Maldini-t dhe Massara.

Leao postoi një emoji me fytyrë të hutuar në Twitter të hënën mbrëma, duke sugjeruar se ai nuk është i kënaqur me vendimin e klubit për të lënë Maldini-n të largohet. /Albanianpost.com

Read Previous

Incidenti vdekjeprurës me trena në Indi, mbi 100 trupa të paidentifikuar

Read Next

Rriten për 13.4 për qind shërbimet hotelierike në Maqedoninë e Veriut