Frenohet shitja e Chelsea, rrezikohet regjistrimi i klubit në sezonin e ardhshëm

Një tjetër e papritur me klubin e Chelsea-s në Angli pasi shitja është lënë pezull dhe rrezikohet regjistrimi i saj në sezonin e ardhshëm në kampionat.

Shitja e londinezëve te Todd Boehly duket se ka frenuar dhe ka dyshime të mëdha nëse mund të kryhet apo jo. Kjo, pasi Qeveria britanike nuk ka zgjidhur dot ngërçin ligjor në lidhje me të ardhurat e shitjes së klubit të cilat në teori i kalojnë kompanive në pronësi të oligarkurt rus Roman Abramoviç.

Sipas “Sky Sport UK”, Qeveria britanike është dakord me shitjen te grupi i komanduar nga Boehly për 45 miliard paund, por nuk di  destinacionin që do të kenë rreth 2 miliard paund.

Gjithçka ka lidhje me sanksionet e vendosura ndaj Roman Abramoviç, të cilin qeveria britanike e vlerëson si një njeri të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin dhe ka ngrirë asetet e tij.

Por kontrata e shitjes së klubit nevojitet të ketë edhe firmën e Abramoviç dhe ky i fundit ka siguruar akordin me Bohli, për të mbrojtur edhe një shumë prej 1.5 miliard paundësh që ka shpenzuar për blutë në vite.

Kjo shifër, e cila është regjistruar si hua e dhënë nga kompanitë e tij e të cilën Chelsea duhet ta paguajë, Abramoviç nuk ka asnjë lloj akordi me Qeverinë rreth kësaj pjese edhe pse ka thënë se nuk do të kërkojë paratë mbrapsht, apo rreth përfitimeve nga shitja për drejtuesit ekzekutivë, ndaj nuk mund të hapë dritën e gjelbër për marrëveshjen.

Situata vazhdon të jetë në vendnumëro dhe tani rrezikohet seriozisht regjistrimi i bluve në sezonin e ardhshëm, në arenën kombëtare e ndërkombëtare.

Sipas të njëjti burim, Chelsea tani rrezikon seriozisht edhe të kalojë në administrim pasi së shpejti mbarojnë edhe afatet e licencës speciale që u akordua në mënyrë që klubi të mbyllte sezonin.

Pas përfundimit të kësaj licence, klubi nuk mund të paguajë më dhe kështu, rrezikon të kalojë në administrim financiar që praktikisht do të shkatërronte gjithçka është ndërtuar në këto vite. /Albanianpost.com

Read Previous

​Kërkohen prokurorë të rinj dhe staf mbështetës

Read Next

Eriksen paralajmëron largimin nga Brentford: Kam disa oferta