Eriksen paralajmëron largimin nga Brentford: Kam disa oferta

Christian Eriksen është rikthyer të luaj në janar dhe ka treguar klasin e tij në Ligën Premier.

Mesfushori danez pas problemeve që kishte me zemër u aktivizua për Brentfordin në Ligën Premier, ku në ndeshje ka shënuar një gol e ka asistuar në katër të tjerë.

Megjithatë e ardhmja e tij pritet të jetë larg Brentfordit, pasi shumë skuadra kanë shprehur interesim për të.

Vetë mesfushori danez ka pranuar se ka disa oferta të rëndësishme në tavolinë, duke paralajmëruar kështu largimin nga skuadra e tij aktuale.

“Nuk mendoj se ka futbollistë që mund të vendosin vërtetë vetë se me kë klub do të luajnë. Janë shumë kritere që hyjnë në lojë në këto situata. Në nivelin personal unë kam disa oferta të ndryshme dhe do të vlerësoj se kush është më e mira për mua. Më pas do të marr edhe vendimin tim”.

“Po, do të më pëlqente të luaja përsëri në Ligën e Kampionëve. E di se sa i rëndësishëm dhe argëtues është si garë, por në të njëjtën kohë nuk është thelbësor”, tha Eriksen.

Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Manchester United kanë shprehur interesim për danezin në Ligën Premier, derisa edhe Ajax po tenton rikthimin e tij. /Telegrafi/

Read Previous

Frenohet shitja e Chelsea, rrezikohet regjistrimi i klubit në sezonin e ardhshëm

Read Next

Ukraina shpall përfundimin e misionit luftarak në Mariupol