SHBA, shkon në mbi 50 milionë numri i të infektuarve me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar mbi 50 milion raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Pas rreth dy muajsh rënie të rasteve, Shtetet e Bashkuara kanë raportuar sërish rritje të rasteve gjatë dy javëve të fundit, për shkak  të variantit Delta, i cili është varianti më dominues.

Numri i pacientëve të shtruar në spital gjithashtu ka shënuar rritje, me 20% që nga festa e Falënderimeve në fund të nëntorit.

Gjatë muajit të kaluar, numri i viktimave është rritur me 4.6%, duke regjistruar mbi 800,000 viktima që nga fillimi pandemisë.

“Gati gjysma e shteteve amerikane kanë raportuar raste të variantit Omicron, por varianti Delta ende përbën 99% të rasteve aktuale Covid”, tha drejtoresha e CDC Rochelle Walensky.

Read Previous

Mediat belge: Kosova reagon ashpër pasi politikani serb e mohoi masakrën e Reçakut

Read Next

Në Komisionin për Legjislacion kalon buxheti, opozita e quan mashtrim