Shahini: Kriza në veri shqetësuese për bizneset

Kriza në veri të vendit, vazhdon të jetë problematike për bizneset në Kosovës. Krahas shqetësimit me import e eksport, imazh të keq i jep për investitorë që duan të investojnë në Kosovë.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, situatën në veri e quan kancer dhe zonë të rrezikshme për Ballkanin Perëndimor.

Ai thotë se kriza atje, është peng i politikave të gabuara dhe imazh për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

“Realisht veriu i Kosovës është bërë kanceri dhe zona më e rrezikshme në Ballkan sa i përket imazhit, investimeve dhe integrimit të Kosovës. Është peng i politikave të gabuara vendore e ndërkombëtare dhe këtë po e vuan edhe ekonomia për shkak se gazetat më prestigjioze botërore e kanë përcjellë ngjarjen e veriut e sidomos ato skenat të cilët pamëshirshëm sulmohen ushtarët paqeruajtës të KFOR-it”.

“Kjo dërgon një imazh të keq për neve sepse atje nuk ekziston sovraniteti i Kosovës ku mbikëqyrjen e kanë institucionet e Kosovës por institucionet legale dhe kriminale të vendeve të ndryshme në krye me Serbinë”, thotë Shahini.

Shahini ka kërkuar që për veprimet në veri të bëhen me koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Ai thotë se Kosova gjendet para një udhëkryqi të izolimit dhe të sanksionimit.

“Mendoj që politika jonë është sjellë në mënyrë jo të drejtë publike por me të drejtë kushtetuese dhe këto janë gjëra që duhet harmonizuar me faktorin ndërkombëtarë. Mungesa e koordinimit me faktorin ndërkombëtar, e sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Asnjë veprim nuk duhet ndërmarrë nga institucionet e Kosovës në mëngjes pa u konsultuar në mbrëmje me miqtë tanë aleat. Kjo neve po na kushton dhe Kosova gjendet para një udhëkryqi të thellë dhe të madh të izolimit dhe të sanksionimit”, thotë tutje Shahini./EO/

Read Previous

Rritja e inflacionit po e ngadalëson rritjen ekonomike në rajonet e BERZH-it

Read Next

Prishtina, Fushë Kosova dhe Drenasi me reduktime të ujit të pijshëm