“Sfida” me AI, Papa Leoni XIV i bën thirrje botës që ta mbrojnë dinjitetin njerëzor

Papa Leoni XIV ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor në hapësirën virtuale, teksa bota po përballet me sfidat që sjell inteligjenca artificiale (AI).

Deklarata u bë gjatë Meshës së parë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në kuadër të Jubileut të të Rinjve të Vatikanit – një takim i përvitshëm për besimtarët e rinj, që mbahet çdo 25 vjet.

“Asgjë që vjen nga njeriu dhe kreativiteti i tij nuk duhet të përdoret për të minuar dinjitetin e të tjerëve”, tha Papa gjatë fjalimit të tij. Ai nënvizoi se teknologjia në zhvillim duhet të përdoret “për të mirën e të gjithë njerëzimit”.

Papa paralajmëroi për nevojën që shoqëria të mbrojë “kapacitetin tonë për të dëgjuar dhe për të folur” në këtë “epokë të re”, duke shtuar: “Ne kemi detyrë të punojmë së bashku për të zhvilluar një mënyrë të menduari, për të zhvilluar një gjuhë, të kohës sonë, që i jep zë dashurisë”.

Në mënyrë të veçantë, ai u bëri thirrje influencerëve katolikë në rrjetet sociale që ta përdorin ndikimin e tyre për të sjellë më shumë solidaritet: “Të jemi agjentë të komunitetit, të aftë për të thyer logjikën e ndarjes dhe polarizimit, të individualizmit dhe egoizmit”, tha ai, duke kërkuar që me përmbajtjet e tyre të ndihmojnë ata “që vuajnë dhe kanë nevojë ta njohin Zotin”.

Ky ishte ndër ndërhyrjet e fundit të Papës mbi temën e AI, që nga zgjedhja e tij në maj. Në fjalimin e tij të parë, ai kishte theksuar se zhvillimi i inteligjencës artificiale e bën Kishën thelbësore në mbrojtjen e dinjitetit dhe drejtësisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Zbulohet data se ku dhe kur do të hidhet shorti për Kupën e Botës

Read Next

MASHTI do të subvencionojë blerjen e teksteve shkollore