Seriali më i ndjekur në Netflix, cilat ishin ngjarjet historike që frymëzuan “Squid Game”

Seriali i Netflix “Squid Game” ka pushtuar botën, duke e bërë atë serialin më të ndjekur që bota ka parë deri më tani dhe falë mediave sociale. Hwang Dong-hyuk është producenti i serialit, i cili në fakt shkroi skenarin 10 vite më parë, por asnjë media apo kompani prodhuese e filmave nuk e pranoi.

Squid Game fokusohet në pabarazinë ekonomike që po ndodh jo vetëm në Korenë e Jugut, por në të gjithë botën dhe dëshpërimin e individëve. Seriali ka të bëjë me një shoqëri shumë të pasur që u jep mundësinë njerëzve të varfër të fitojnë shuma të mëdha parash duke luajtur lojëra të ndryshme, por ata që humbasin do të vriten.

Edhe pse në pamje të parë, mund të duket si një shfaqje shumë e thjeshtë me një rrëfim që nuk është vërtet aq i ri apo origjinal, Squid Game fsheh një kuptim shumë më të thellë dhe producenti kishte pranuar se portretizonte  jo vetëm pabarazinë aktuale socio-ekonomike në Azi  por edhe disa ngjarje historike që po prekin njerëzit brenda Koresë edhe sot e kësaj dite, raporton abcnews.al.

Imperializmi amerikan në Kore

Amerika ka një histori me Korenë që filloi në 1 871 me ekspeditën e parë në vend. Siç mund ta imagjinoni, nuk shkoi aq mirë pasi mbi 650 trupa amerikane hynë në vend, duke marrë disa zona dhe duke vrarë mbi 200 ushtarë të tyre.

Amerika u tërhoq pasi për ta vendi thjesht nuk ia vlente (në atë kohë). Në vitin 1883, i dërguari i parë diplomatik amerikan mbërriti në Kore dhe në atë kohë vendet nënshkruan një traktat paqeje që u pasua nga një marrëveshje për tregtimin e mallrave midis kombeve dhe lejimin e kalimit të flotës së tyre.

Në atë kohë Koreja ishte shumë pas pjesës tjetër të botës kur bëhej fjalë për revolucionin industrial, kështu që ndihma nga Amerika ishte e dobishme. Megjithatë, siç e portretizon seriali, ky ishte vetëm fillimi i imperializmit të SHBA-së brenda Koresë.

Për shembull, në episodin 7 (sezoni 1) të pasurit që vijnë në ishull për të vënë baste se kush fiton dhe kush vdes, shihen si amerikanët brenda historisë koreane. Ata janë të vetmit VIP-a që flasin anglisht që janë të pranishëm në serial duke i portretizuar si amerikanë brenda historisë koreane, raporton abcnews.al.

Ky nivel i imperializmit shkon shumë më tej kur VIP-at anglishtfolës urdhërojnë i urdhëtojnë t’i ofrojnë favore seksuale  sikur të kishin pronësi mbi koreanët si një lloj skllevërish.

Nëse shikojmë historinë e imperializmit amerikan në Kore, kjo është shumë e vërtetë.

Lufta e Koresë

Për ata që nuk e dinë, lufta koreane që u zhvillua midis viteve 1950 dhe 1953  është lufta që çoi në ndarjen e Koresë, duke krijuar Korenë e Veriut dhe atë të Jugut.

Ka dy skena në serial që portretizojnë efektet e kësaj lufte edhe në kohët e sotme mbi popullsinë koreane brenda të dy vendeve. Një nga skenat është afër fundit të sezonit 1 ku dy vëllezër duhet të përballen në një duel me armë.

Ka shumë emocione që shfaqen në fytyrat e aktorëve, deri kur vjen momenti që duhet të vrasësh ose do të vritesh. Kjo skenë përmbledh në mënyrë të përkryer emocionet që përjetonin ushtarët e Koresë së Veriut dhe Jugut gjatë luftës së Koresë.

Ata ishin të gjithë vëllezër të të njëjtit gjak, nga i njëjti komb me një histori të gjatë, por e gjetën veten të detyruar të vrisnin njëri-tjetrin.

Një skenë tjetër përfaqëson historinë e Sae-byeok, një dezertues, nëna e të cilit është ende e bllokuar në Korenë e Veriut, ndërsa vëllai i saj i vogël është ngecur në një qendër të përkujdesit të fëmijëve në Korenë e Jugut në pritje të ribashkimit me familjen.

Kjo është në fakt e vërteta e hidhur për shumë qytetarë koreanë në të dy vendet. Që nga fundi i luftës koreane, vetëm një pjesë e vogël e njerëzve arritën të shpëtonin nga Koreja e Veriut, raporton abcnews.al.

Kriza financiare aziatike në 1997

Kriza financiare aziatike e vitit 1997  ishte goditja më e madhe ekonomike në Korenë e Jugut në atë kohë.Mijëra punëtorë u pushuan nga puna, nga punëtorët me jakë të bardhë te punëtorët e fabrikës.

Ky është një nga hapat e parë drejt pabarazisë ekonomike që ekziston ende në Azi sot. Kjo pabarazi është si një rreth vicioz i pafund që nuk i lejon të varfërit të pasurohen dhe as të pasurit të bëhen të varfër.

Kjo në fakt u portretizua në historinë e Gi-hun, i cili dikur punonte në një fabrikë, por u pushua nga puna së bashku me mijëra punëtorë të tjerë. Ai u përpoq të hapte një biznes të vogël ushqimor disa herë, por dështoi, raporton abcnews.al.

Këto ishin masat paraprake që vuajtën jo vetëm koreano-jugorët, por shumica e popullsisë aziatike që nga kriza financiare në 1997. Këto janë gjëra që nuk janë vetëm pjesë e serialit të Squid Game, por ato po ndikojnë në jetën e njerëzve tani.

Për shumicën, supozoj se është një serial argëtues, por për mua, duket si një thirrje për ndihmë nga bota për t’u zgjuar në realitetin e botës sonë, ose të paktën me realitetin brenda Koresë.

Ekziston një arsye e mirë përse Hwang Dong-hyuk zgjodhi të shkruante, prodhonte dhe drejtonte të gjithë serialin vetëm në mënyrë që të portretizonte saktësisht gjërat që e frymëzuan atë për të krijuar këtë histori.

/abcnews.al

Read Previous

ZPS ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Read Next

Letra emocionuese që Abraham Lincoln i dërgoi mësuesit të djalit të tij