Scholz: Putin do të negociojë, por vetëm më një kusht

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se Vladimir Putin tashmë ka dështuar në përmbushjen e objektivave të tij  strategjike, sipas skynews.

Ai tha se kostot për regjimin rus kanë qenë të mëdha, por paralajmëroi se Moska do të pranojë të negociojë vetëm pasi të bindet se mbrojtja e Ukrainës nuk mund të thyhet. Scholz tha se Perëndimi duhet ta bëjë Presidentin Putin të kuptojë se nuk do të ketë një paqe të diktuar në Ukrainë.

Përgjigja e Gjermanisë ndaj pushtimit të Ukrainës ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të varësisë së madhe të vendit nga gazi rus.

Ndërkohë, sekretarja e jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, kritikoi sugjerimet se sanksionet kundër Rusisë mund të hiqen, mes negociatave për zhbllokimin e porteve të Ukrainës.

/abcnews.al

Read Previous

92 ditë luftë në Ukrainë, ja si është situata

Read Next

Në Singapor, ujërat e zeza po shndërrohen në birrë të pijshme