Samsung iu thotë punëtorëve të mos përdorin mjete si ChatGPT, për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Samsung ka ndaluar përdorimin e mjeteve gjeneruese të AI-s sikurse ChatGPT në rrjetet e saj të brendshme dhe në pajisjet në pronësi të kompanisë për shkak të frikës se ngarkimi i informacionit të ndjeshëm në këto platforma përfaqëson një rrezik sigurie, raporton Bloomberg News.

Rregulli iu komunikua stafit në një memo që e përshkruan atë si një kufizim të përkohshëm ndërsa Samsung punon për të “krijuar një mjedis të sigurt” për të përdorur në mënyrë të sigurt mjetet gjeneruese të AI-s.

Faktori më i madh i rrezikut ka gjasa të jetë chatboti i OpenAI, ChatGPT, i cili është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar jo vetëm si lodër për argëtim, por si një mjet për të ndihmuar me punë serioze.

Njerëzit mund të përdorin sistemin për të përmbledhur raportet ose për të shkruar përgjigje në email – por kjo mund të nënkuptojë futjen e informacionit të ndjeshëm, në të cilin OpenAI mund të ketë gjithashtu akses.

Rreziqet e privatësisë të përfshira në përdorimin e ChatGPT-s ndryshojnë në bazë të mënyrës se si një përdorues ka qasje në shërbimin. /Telegrafi/

Read Previous

Xhaka: Kjo fitore ishte për tifozët, ende nuk jemi dorëzuar

Read Next

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop