Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletues interneti i Apple që vjen i instaluar në çdo Mac, iPhone dhe iPad.

Vitin e kaluar, shfletuesi humbi vendin e dytë ndaj Microsoft Edge në renditjen e shfletuesve të internetit më të njohur në botë.

Por të dhënat e reja tregojnë se shfletuesi i Apple e ka kaluar sërish Edge-in dhe është kthyer në vendin e dytë si shfletuesi më i përdorur në botë për desktop.

Sipas Statcounter, i cili mat popullaritetin e shfletuesve të uebit bazuar në të dhënat e mbledhura nga faqet e internetit të shumta, Safari është përsëri shfletuesi i dytë më i popullarizuar për ueb në botë.

Më konkretisht, 11.87 për qind e përdoruesve të desktpopit e kanë përdorur rregullisht Safarin, derisa Microsoft Edge tani renditet i treti me 11 për qind.

Google Chrome në anën tjetër mbetet shfletuesi më i përdorur i uebit për desktop në botë me 66.13 për qind të pjesës së tregut. /Telegrafi/

Read Previous

Samsung iu thotë punëtorëve të mos përdorin mjete si ChatGPT, për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Read Next

PSG vendos përfundimisht që të mos t’ia vazhdojë kontratën Lionel Messit