Fillon verifikimi i njehsorëve, MINTI konfirmon se ka pasur mospërputhje të kohës
KB Vëllaznimi e ka prezantuar transferin e dytë të huaj.
Klubi gjakovar ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me organizatorin amerikan, Sam
Sessoms i cili vije në Kosovë direkt nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sessoms është playmaker me instinkt “vrastar”, një realizues i hatashëm me një set të
përsosur të shkathtësive ofensive të cilat do të ndihmojnë ekipin tonë që të realizojë
performanca solide”, shkruan njoftimi i klubit gjakovar.
23 vjeçari që do të fillojë karrierën profesioniste te gjakovarët, vije nga kolegji “Coppin
State Eagles” që garon në nivelin më të lartë të kolegjeve amerikane, NCAA – D1.
Ai gjatë sezonit 2022/2023 realizoi mesatare prej 20.5 pikësh, 4.3 kërcimesh e 5
asistimesh për ndeshje dhe pritet ti bashkohet menjëherë ekipit në përgatitje.
/AsistiOnline.com/