Rusia akuzon SHBA-në për sulm kibernetik

Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar SHBA-në për organizimin e një sulmi kibernetik kundër vendit, sipas Skynews.

Rusia tha se do të gjente përgjegjësit në atë që e ka quajtur “agresion kibernetik”.

“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se përgjegjësit do të përballen me pasoja të rënda. “Burimet e sulmeve do të identifikohen dhe kushdo që ka kryer këtë sulm do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tyre në përputhje me ligjin” përfundoi ministria.

/abcnews.al

Read Previous

Ronaldo flet para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, tregon nëse do të jetë Botërori i fundit

Read Next

​IKD: Rregullorja aktuale e Kuvendit parasheh probleme në aspektin juridik