Prekjet e paqëllimshme me dorë nga sulmuesit gjatë një aksioni për të shënuar gol nuk do të penalizohen në “Euro 2020” ka thënë UEFA, shkruan BBC.
Ndryshmet e rregullit të prekjes së topit me dorë u bënë në muajin mars.
Garat janë të lejuara t’i zbatojnë ato para nisjes së edicionit të ri.
Ndërkohë, gjyqtarët në Kampionatin Evropian do ta përdorin rregullin e ri kur nis edhe turneu më 11 qershor.
I pari i gjyqtarëve në UEFA, Roberto Rosetti, ka thënë se ndryshimet janë bërë në përputhje me “shpirtin e futbollit”.
Në Premier League edicionin që përfundoi, prekja me dorë e paqëllimshme nga bashkëlojtari gjatë aksionit u vlerësua si e parregullt. Fulhamit iu anulua një gol në humbjen nga Tottenhami në Premier League në muajin mars.
Të premten, Rosetti po ashtu nënvizoi se duhet të ketë “provë të qartë” para se të anulohet goli pas rishikimit të sistemit VAR.
Gjyqtarët e ndeshjeve do të kenë “zero-tolerancë” në duele të rrezikshme, dhe në situata ku gjyqtarët rrethohen nga lojtarët, do të ketë të paktën një karton të verdhë për ndonjë futbollist./Koha.net/