Rrëfimi i Olena Zelenska: As lufta nuk mund të ma marrë bashkëshortin

Presidenti i Ukrainës, Zelensky dhe bashkëshortja e tij Olena dhanë intervistët e tyre të parë të përbashkët për një media perëndimore që pas nisjes së pushtimit rusë.

Olena, së bashku me dy fëmijët 9 dhe 17 vjeç, u larguan nga Kievi për t’u strehuar në një vend sekret që në fund të shkurti, dhe u shfaq vetëm disa ditë më parë ku mori pjesë në varrimin e ish-presidentit ukrainas.

Gjatë rrëfimit të saj në intervistë, Zonja e Parë tregon se nuk ishte e befasuar që burri i saj ka frymëzuar botën me udhëheqjen e tij të palëkundur dhe rezistencën e madhe ndaj Rusisë.

“Askush nuk ma merr burrin tim, madje as lufta”, ishte një ndër frazat e Olenës që impresionoi gazetaren. “Familja jonë është ndarë në dysh, ashtu si shumë familje të tjera ukrainase. Ai është duke punuar shumë dhe prej ditësh flasim vetëm në telefon. Ne jemi takuar vetëm pak herë gjatë kësaj kohe dhe prapë jam e lumtur që patëm mundësi të kalonim kohë bashkë. Mbaj mend natën e parë që shpërtheu lufta. U zgjova nga sirenat dhe pashë që Volodymyr nuk ishte pranë meje. U çova dhe e pashë që ishte veshur, por jo me kostum. E pyeta se ku po shkonte, por ai mu përgjigj thjesht “Nisi”.  “Nuk mund të them se Volodymyr ka ndryshuar që nga fillimi i kësaj lufte. Ai ishte një burrë i besueshëm më parë, dhe vazhdon të mbetet. Pikëpamja e tij nuk ka ndryshuar”, shprehet bashkëshortja e Zelensky.

Olena, me profesion skenariste, u shpreh se nuk ishte gjithmonë fansja më e madhe e fjalimeve të bashkëshortit të saj. “Ndonjëherë ai përdor shumë mjete letrare dhe ndonjëherë shumë pak”./A2news/

Read Previous

Përplasje në Bundestag, shkak bëhet ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Read Next

Gjermania miraton biletën e transportit publik 9 euro në mbarë vendin