Romani i autorit shqiptar shndërrohet në një shfaqje nga Pantelis Flatsousis

Romani i fundit “Vendi i Gabuar” i botuar deri më tani në shqip, frëngjisht dhe greqisht nga autori shqiptar Gazmend Kapllani do të shndërrohet në një shfaqje teatrore nga regjisori grek Pantelis Flatsousis dhe do të shfaqet në Athinë më 3 nëntor 2021, në Theatro Porta.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shkrimtari dhe gazetari Kapllani, i cili shkruan në Facebook se mezi pret që të udhëtojë në Athinë për të parë shfaqjen.

Në romanin e tij të ri, heroi kryesor, Karli, i ngjan shumë. Është dhe ai shqiptar, i cili pas shumë peripecish, përfundon nga Greqia në Amerikë. Papritur, vdekja e babait të tij, kuadër i lartë i sistemit komunist, e detyron që të kthehet në vendlindjen e tij, në Ters, një qytet shqiptar imagjinar.

Takimi me vëllanë e tij, Frederikun, që mbetet besnik i atdheut të tij dhe i traditave, të cilat disidenti Karl i ka mohuar prej kohësh, përbëjnë një shans të mirë që shkrimtari Gazmend Kapllani të prekë sërishmi temat e tij të dashura: idenditetin, atdheun, lirinë, emigracionin.

Veçanërisht, tema e emigracionit ka tedenca të shndërrohet në çështje parësore në veprat e tij. E pyetëm, mos vallë mbresat e tij nga emigrimi rrezikojnë, përfundimisht, të mbajnë rob talentin e tij vetëm në një tematikë të caktuar, duke i shndërruar veprat në monotone.

E mohon me pasion një perspektivë të tillë, duke argumentuar: “Në fund të fundit, shekulli i 20-të për Europën, ka qenë shekulli i emigrimit dhe i refugjatëve: luftëra, emigrime, spastrime etnike, këmbime popullsish, genocide, arratisje nga Muri i Berlinit…” / KultPlus.com

Read Previous

Qeveria: Haradinaj e priti Kurtin veç tre minuta

Read Next

Gërmimet arkeologjike në luginën e Drinos