Robin Haxhi Krasniqi mposht numrin një të Belgjikës

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, ka fituar meçin ndaj numrit një të Belgjikës në boks, çeçenit me nënshtetësi belge, Timour Nikarkhoev.

Krasniqi “ia ka vërë kapakun” me këtë fitore, gala mbrëmje që po mbahet në “Audi Dome” në Mynih të Gjermanisë.

Kështu, me Krasniqin bëhen shtatë shqiptarë që kanë fituar në këtë mbrëmje.

I pari që fitoi nga shqiptarët ishte, Valon Ahmeti, më pas ishte Kushtrim Tahirukaj, Isuf Kelmendi, Armend Xhoxhaj, pastaj ishte boksieri tjetër shqiptar Musa Avdimetaj, apo siç njihet, James Kraft dhe Shefat Isufi.

Ndryshe, Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierën e tij. Së fundi, është ndeshur më 9 tetor 2021, ku ka humbur.

Read Previous

ZRRE propozon shtrenjtim të rrymës për 13.4%

Read Next

Togeri me origjinë nga Peja, emërohet Komandant i Detektivëve të Komisariatit Policor në New York