Rikthehen maskat në SHBA

Women help each other to put on face masks at the Mahane Yehuda Market in Jerusalem on April 3, 2020. The government ordered on a partial lockdown, in order to prevent the spread of the Coronavirus. Photo by Nati Shohat/Flash90 *** Local Caption *** סופר מרקת קורונה קניות רחובות יהודה

Varianti Delta ka shtuar infeksionet mes të vaksinuarve

Rritja e rasteve me variantin Delta ka detyruar autoritetet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara që rikthejnë maskat në ambientet e mbyllura.

Jo vetëm amerikanët e vaksinuar por sipas Qëndrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve maska do të jetë e detyrueshme edhe për nxënësit, mësuesit dhe edukatorët në kopshte e shkolla.

Sakaq, punonjësve federalë krahas mbajtjes së maskës do t’u kërkohet të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar kundër koronavirusit ose do t’i nënshtrohen testimit të përditshëm.

Ky vendim vjen tre muaj pasi autoritetet në SHBA vendosën heqjen e maskave për qytetarët e vaksinuar, përveç atyre që udhëtonin me transport publik dhe personave që merrnin shërbim shëndetësor nëpër spitale.

Drejtorja e Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se pavarësisht se efikasiteti i vaksinave mbetet i lartë ndaj variantit Delta, të dhëna të reja tregojnë se, në raste të rralla disa njerëz të vaksinuar mund të jenë ngjitës dhe ta përhapin virusin te të tjerët.

Pro këtij vendimi është shprehur edhe Presidenti Amerikan Joe Biden, i cili ka ftuar qytetarët në zonat e prekura të ndjekin udhëzimet e reja.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar një mesatare shtatë ditore prej 57,000 rastesh të të infektuarve, duke shënuar mbi 34.5 milionë infeksione që nga fillimi i pandemisë, nga të cilët 600,000 me pasoja fatale për jetën.

Rreth 49 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar dhe pothuajse të gjitha vdekjet dhe shtrimet në spital janë në mesin e njerëzve të pa vaksinuar. Javën e kaluar, autoritetet shëndetësore amerikane thanë se varianti Delta përfaqëson mbi 80% të infeksioneve të reja.

Tv Klan

Read Previous

Rriten sërish infektimet me Covid

Read Next

Qeveria u ndan 5 milionë euro fermerëve për subvencione