Riaktivizohet baza nga ku nisi sulmi i vetëm bërthamor në histori

Forca Ajrore Amerikane pritet që të vërë sërish në përdorim fushën ajrore që u përdor për të hedhur bombën atomike në Japoni.

Lajmin e bën të ditur një zyrtar i Forcave Ajrore, i cili deklaroi se kjo iniciativë ka si qëllim të zgjerojë opsionet e SHBA-së në rast të përkeqësimit të marrëdhënieve me Kinën. 

Sipas zyrtarit, fusha ajrore në ishullin Tinian, në Paqësor do të kthehet një aset pasi të ketë përfunduar puna që do të duhet bërë për ta rimarrë në dorëzim.

Riaktivizohet baza nga ku nisi sulmi i vetëm bërthamor në histori

Baza aktualisht është e mbuluar nga bimësia pasi xhungla në ishull e ka marrë “nën kontroll” dhe për ta pastruar do të duhet një punë intensive. Fusha ajrore ka mbetur e braktisur që nga viti 1946.

Pritet që në Aeroportin Ndërkombëtar në qendër të Tinian-it të shtohen edhe godina. Në buxhetin e Forcave Amerikane Ajrore për vitet 2020-2024 janë parashikuar 78 milionë dollarë për finalizimin e projektit në ishullin e Paqësorit. /A2news/

Read Previous

Nis ndalimi i shitjes së orëve, sa do të dëmtohet financiarisht Apple

Read Next

Dana White zbulon tre duelet e para për UFC 300 në Las Vegas