Reshje të mëdha shiu dhe përmbysje në Australi, fillon evakuimi i banorëve në New South Wales

Agjencitë për situata të jashtëzakonshme në New South Wales të Australisë, kanë këshilluar banorët që të evakuohen nga disa rajone, duke i paralajmëruar se reshjet e shiut nuk do të ndalen deri të hënën.

Në anën tjetër është bërë e ditur se niveli i ujit nga reshjet e pandërprera të shiut kanë arritur në 1.5 metra në disa rajone.

Mediat lokale raportojnë se agjencia hidrometeorologjike ka paralajmëruar, se niveli i ujit në këtë rajon mund të rritet aq sa kishin arritur në mars, ku pjesë të mëdha të qyteteve australiane u përmbysën.

Jonathan Haw, meteorolog, tha për ABC se në fshatin Menangl rreth 70 kilometra në jugperëndim të Sydney, niveli i ujit në lumenj ka arritur në 16.5 metra, që është pak centimetra nën rekordin prej 16.8 metra që ishte arritur në prill të këtij viti.

Pamjet e mediave të atjeshme shfaqin rrugët e mbuluara nga uji, ku qytetarë të shumtë kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpi.

/Telegrafi/

Read Previous

​Kurti: Arsimi cilësor, një nga shtyllat kryesore për zhvillimin e Kosovës

Read Next

“Mallkimi” i transferimeve mbi 100 milionë euro