Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë ndaj Liverpool

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë ndaj Liverpoolit në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte shkatërruese për The Reds, pasi u mposhtën 5-2 nga Los Blancos në shtëpi të tyre – Anfield Road.

Përbalja e dytë pritet të mos ketë më pak spektakël, duke ditur se Liverpooli shkon me të gjitha forcat për të përmbysur rezultatin, por natyrisht se madrilenët do të synojnë ta thellojnë atë.

Dhe lajmi i madh është se superylli dhe kapiteni i klubit Karim Benzema është rikthyer në skuadër pasi humbi ndeshjen e fundjavës kundër Espanyol për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

Ndërkohë, mbrojtësi i majtë Ferland Mendy gjithashtu bën një rikthim në listë pas më shumë se një muaji jashtë fushës për shkak të lëndimit.

Megjithatë, David Alaba mbetet i padisponueshëm për përzgjedhjen për Ancelottin kundër Liverpoolit, me austriakun që ende po rikuperohet nga lëndimi që mori në Anfield. I riu Alvaro Rodriguez edhe një herë është ftuar në listën e ekipit të parë.

Lista e plotë e Real Madridit:

Portierë: Courtois, Lunin, Luis Lopez.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Vallejo, Nacho, Odriozola, Vazquez, Rudiger, Mendy.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Ceballos.

Sulmuesit: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius Junior, Rodrygo, Mariano, Alvaro. /Telegrafi/

Read Previous

Kompania Meta shkurton 10 mijë vende të tjera pune

Read Next

Inspektorati largon nga tregu katër produkte, vlerësohen si të rrezikshme