Jose Mourinho ka mbërritur sot në Madrid, duke shënuar nisjen e një kapitulli të ri në projektin e madh të Real Madrid, sipas raportimeve të gazetarit Abraham P. Romero.
Sipas burimeve të afërta me klubin, trajneri portugez pritet të finalizojë në mënyrë zyrtare marrjen e detyrës si drejtues i ri i ekipit, ndërsa përgatitjet për sezonin e ardhshëm tashmë kanë hyrë në fazën vendimtare.
Mourinho, i njohur për stilin e tij të fortë menaxherial dhe sukseset në futbollin evropian, ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin madrilen.
Marrëveshja mes palëve përfshin gjithashtu një pagesë prej rreth 15 milionë eurosh që Real Madridi do t’i transferojë Benficas si kompensim për lirimin e trajnerit nga detyrimet e mëparshme.
Sipas të njëjtave raportime, prezantimi zyrtar i Mourinhos në “Santiago Bernabeu” është planifikuar të zhvillohet nesër, ku ai pritet të dalë për herë të parë përpara mediave si trajner i ri i klubit.
Burime brenda klubit bëjnë të ditur se “The Special One” do të nisë menjëherë punën me projektin sportiv të Real Madridit, duke u fokusuar në planifikimin e skuadrës, analizën e lojtarëve aktualë dhe përgatitjet për afatin kalimtar, me synimin për të rikthyer klubin në majat e futbollit evropian. /Telegrafi/